Kurti në nëntor udhëton për në SHBA

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të bëjë vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin nëntor. Këtë e ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se nuk ka aplikuar për vizë deri më tani pasi s’ka pasur synim të shkojë.
“Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”, tha ai.
Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e shoqëruar nga ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ndodhen për vizitë në zyrtare në SHBA.