22:16 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / AR

Kurti në Podujevë, Bulliqi: Kryeministri e vulosi fitoren

Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të VV-së, sonte ishte në Komunën e Podujevës për t’i dhënë përkrahje kandidatit të tyre për kryetar, Shpejtim Bulliqit.

E për këtë, Bulliqi u shpreh se tashmë është vulosur fitorja.

“Kryeministri e vulosi fitoren”, shkroi ai në Facebook, duke ndarë edhe pamje nga ajo vizitë.