Kurti: Në pritje të vendimit të Gjykatës për mandatin e deputetes

Nga ndryshimet që ndodhën me përbërjen e Qeverisë Kurti, ndryshoi edhe përbërja e Parlamentit të Kosovës, saktësisht e legjislaturës së shtatë.
Por ajo që mbeti jashtë Kuvendit, pavarësisht votave është Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kurti nuk u certifikua nga Komisioni Qendror Zgjedhor si deputete dhe sipas saj kjo gjë u bë për shkak të nenit i cili përcakton se zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet përbrenda gjinisë, nen ky i cili nga anëtarja e Lëvizje Vetëvendosje është cilësuar absurd.
Madje Kurt pati deklaruar se nga zgjedhjet e gjashtë tetorit ka siguruar dy herë më shumë vota se sa dy deputetët që janë certifikuar nga KQZ.
Por kjo e fundit sot bëri të ditur se tashmë rasti ka shkuar në Gjykatën Supreme, nga edhe ku pret vendimin e radhës, transmeton Indeksonline.
“Në pritje të vendimit të Gjykatës për mandatin e deputetes. Nuk mund të lejohet diskriminimi i institucionalizuar me ligj”, tha Kurti./Indeksonline/
