09:55 / E Martë, 12 Prill 2022 / AR

Kurti: Në qeveritë e kaluara rritja ekonomike është zhvatur e vjedhur, tash po shpërndahet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij po ua shpërndan qytetarëve rritjen ekonomike.

Ai ka akuzuar qeveritë e kaluara për vjedhje e zhvatje të rritjes ekonomike.

“Kjo ndihmë prej rreth 100 milionë euro që u jepet qytetarëve është dëshmi se për dallim prej qeverive të mëhershme kur rritja ekonomike është zhvatur e vjedhur, tash po shpërndahet.

Rritja ekonomike prej 10.53 për qind në vitin 2021 po shpërndahet te qytetarët. Në Kosovë ia vlen të paguash tatim. Njerëzit tani nuk kanë mëdyshje pasi që po iu shpërndahet arritja ekonomike e vendit tonë. Edhe në të kaluarën ka pasur rritje ekonomike por nuk e kemi ndjerë pasi është keqpërdorë e përvetësu njëanshëm”, tha Kurti./Indeksonline/