75 Mall Live Search
13:38 / E Martë, 28 Shkurt 2023 / L K

Kurti në Qirez, kërkon kontaktet e mësuesit Osman Jakupi

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka shkuar për të bërë homazhe te Kompleksi i varrezave të Likoshanit dhe Qirezit, për të nderuar 24 civilët që u vranë nga forcat serbe 25 vjet më parë.

Kurti pas homazheve, është ndalur te disa persona aty, duke kërkuar kontaktet e mësuesit Osman Jakupi.

I pranishëm me Kurtin, ishte dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.