21:22 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Kurti: Në rast të zgjedhjeve të parakohshme që duhet e do të ketë, ne do të fitojmë!

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për ORA Neës në Shqipëri, ka folur rreth situatës politike aktuale në vend.

Ai ka treguar edhe për raportet me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, por edhe për ndarjen e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Vjosa Osmani nuk ka dalë kundër LDK-së, ajo ka marrë më së shumnti vota në LDK, është udhëheqja e stërvjetruar që ka dalë kundër saj, e cila e shpëtoi LDK-në në zgjedhjet e fundit.

Ajo si kryekuvendare unë si kryeministër kemi raporte të mira, bashkëpunim të rregullt dhe besoj që edhe në të ardhmen do të ngelen të këtilla dhe s’kam asnjë arsye të besoj se do të jetë ndryshe”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ai tha se mbështetja popullore është dyfishuar për Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa sipas tij do të ketë zgjedhje të parakohshme ku edhe do të dalin fitues.

“Ne kemi dyfishu mbështetjen popullore, ka hendek të madh të përfaqësimit. Kjo është arsyeja që duhet të mbahen zgjedhjet e reja. Ne ishim 51 ditë qeveri dhe mbi 60 në detyrë, po s’ka asnjë qeveri të pasluftës që ka mbështetje sesa nga kjo.

Në rast të zgjedhjeve të parakohshme që duhet e do të ketë ne do të fitojmë”./Indeksonline