Kurti në Shtërpce, takon qytetarë serbë e shqiptarë

Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti sot ka vizituar qytetin e Shtëprces.
Kurti atje u takua me qytetarë serbë e shqiptarë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Albin Kurti:
Paradite në Shtërpce takova grupin e qytetarëve serbë dhe shqiptarë, të cilët i ka bashkuar kauza për mbrojtjen e lumit të tyre nga ndërtimi i një hidrocentrali të vogël.
Nuk shkon betoni me natyrë, sikurse nuk shkon as lumi me hidrocentrale dhe as turizmi me mbeturina. Prandaj 14 shkurti është referendum.