75 Mall Live Search
21:10 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / AR

Kurti në Shtime, Aliu: Gati për ndryshim

Sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte në Komunën e Shtimes për ti dhënë përkrahje kandidatit të tyre për kryetar komune, Qemajl Aliut.

Në fjalën e tij, Aliu tha se Shtimja është gati për ndryshim.

Fjala e Aliut në pritjen e Kryeministrit:

“Mirësevjen Kryeministër në komunën e re të Shtimes ku nga 14 Nentori do të qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kur kemi nisur këtë fushatë shumë pak njerëz jashtë komunës sonë besonin në fitoren tonë. Por NE, vullnetin dhe frymën e ndryshimit e gjetëm në çdo cep të komunës.

Shtimja është gati për ndryshim, Shtimja është gati për një etapë të re, ajo është gati për tu qeverisur dinjitetshëm.

Me 17 tetor qytetarët e Shtimes i thanë stop keqqeverisjes, korrupsionit dhe mashtrimeve. Dhe më 14 nëntor ata do të hapin rrugë për një Shtime krejt ndryshe, të zhvilluar e të prosperuar.

Planprogrami jonë, qëllimi e vizioni jonë është që Shtimen tua kthejmë qytetarëve, për këtë kemi edhe përkrahjen qeveritare.

Me Ministrin e infrastrukturës dje konfirmuan projektet madhore infrastrukturore si:

1. Lidhja e komunës me autosradën Ibrahim Rugova përmes aksit Duhël – Shtime – Lipjan

2. Ndërtimi i tranzitit që është pjesë e unazës së madhe

3. Ndërtimi shumë shpejt i rrugës Topillë- Petrovë

– Me Ministren e Arsimit konfirmuam ndërtimin e Observatoriumit të Parë të Kosovës në Rashincë ku nxënësit e të gjitha shkollave të të gjithë Republikës do të kenë mundësi të mësojnë për astronominë dhe vëzhgimin e hapsirës.

– Me Ministrin e Financave konfirmuam që Komunës i nevojitet dyfishimi i investimeve kapitale që Shtimja të del nga varfëria

-Me Ministrin e Bujqësise dakorduam për shumëfishim të subvencioneve për fermerët dhe bujqit e Shtimes.

-Me Ministrin e Brendshëm u zotuam të rrisim bashkëpunimin për më shumë rend dhe siguri në Komunën tonë.

-Memoriali i Reçakut do të restaurohet në mënyre që gjithë nxënësit e Kosovës të mësojnë dhe përkujtojnë historinë lavdishme të kësaj treve.

– Shtimja do t’ju kthehet qytetarëve.

-Shtimja do të bëhet qytet urban e i denjë për qytetarët e saj.

– Shtimja nuk do të jetë vend ku punësohen familjare në QKMF por mjekët dhe punëtorët shëndetësore më të kualifikuar.

– Shtimja nuk do të jetë vend ku shkollat mbushën me militant partiak, por me mësues e drejtor të denjë, sepse edukimi i fëmijëve tanë nuk mund të jetë në dorë të favoreve.

– Shtimja do të jetë vend ku bujqit e zellshëm në ara mbështetën e jo ata që nuk kanë asnjë pëllembë tokë.

– Do të jetë vend ku asfallti, ndriçimi e kanalizimi është për çdo qytetarë e jo vetëm atyre që mbështesin një parti

-Shtimja do të jetë vendi nga i cili do të rriten e zhvillohen profesionalisht shumë të rinj e të reja që merren me sport, kulturë, art me infrastrukturë e mbështetje financiare të denjë.

– Besa edhe kundërpartiaket do të na falenderojnë që do t’ua largojmë këtë qeverisje lokale që ia ka zënë frymën edhe qytetarëve edhe partisë së tyre.

– Kryeministër, në tubimin përmbyllës për raundin e parë i thash Kryetarit të Kuvendit ta lajmërojë kryeministrin Kurti që Shtimja është kthyer në VETËVENDOSJE.

Sot po jua them edhe këtu, Shtimja është kthyer, ndryshimin nuk po e ndalin as blerjet e votave, as premtimet e rrejshme për punësime, as asfalltet nëpër baltë në mes të natës e as kërcënimet e shantazhet që po i bëhen elektoratit tonë.

Stuhia e ndryshimit është bërë e pandalshme, kërcenimet nuk kryejnë punë  kur qytetarët janë të VETËVENDOSUR.

Data 14-ta është numri i dashurisë por edhe numri që na sjell fat e na sjell fitore, i tillë le të jetë edhe 14 Nëntori.

NËNTORI I HISTORISË SHQIPTARE LE TË JETË EDHE NËNTORI I HISTORISË SË NDRYSHIMIT PËR SHTIMEN.

Faleminderit Kryeministër, faleminderit bashkëvendas të pranishëm e mirëupafshim në aktivitete tona të radhës!