75 Mall Live Search
00:11 / E Hënë, 22 Janar 2024 / Gj. Sh

Kurti në takim me O’Brien dhe liderët e Ballkanit: Folëm për planin e zgjerimit të BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas darkës që patën sot në Shkup me liderë të Ballkanit Perëndimor dhe zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi,  James O’Brien, dhe drejtorin e Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.

Ai ka thënë se sonte janë mbledhur për të biseduar për Planin e Zgjerimit të BE-së dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.

“Theksova se Plani i Zgjerimit të BE-së dhe Procesi i Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE dhe se fondet e BE-së duhet të lidhen me vlerat e BE-së”, ka thënë Kurti.