Kurti: Në takimin e ardhshëm duhet të diskutojmë për planin e zbatimit të marrëveshjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti foli për Asociacionin dhe qëndrimin e Serbisë, ku Lajçak ka thënë se pa Asociacion nuk ka marrëveshje.
Por Sipas Kurtit, ata janë dakoraduar për propozimin evropian me iniciativë franko-gjerman të mbështetur nga SHBA-ja.
Sipas tij në takimin e ardhshëm duhet të diskutojmë për planin e zbatimit.
“Unë e kuptoj që Serbia shtynë shumë për çështjen e Asociacionit të komunave me pakicë serbe apo Zajednices siç e kemi quajtur ndryshe, ajo është në nenin 10 njëra prej 33 marrëveshjeve, në fakt kur kam shikuar tash së fundi bashkë me konkluzione që janë bërë në Bruksel, del që nga 2 korriku i vitit 2011 deri me datën 25 gusht 2015 janë 39 marrëveshje gjithsej dhe Asociacioni i komunave me pakicë serbe përbën pikat e para të një marrëveshje 15 pikëshe e cila është e 16-të prej 39”, tha Kurti.
Kurti gjithashtu tha se pavarësisht qëndrimit të Serbisë të cilës e dimë, duhet t’i referohemi asaj që jemi marrë vesh./Indeksonline/