16:21 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / k.v

Kurti në Trepçë, viziton ekspozitën personale të Mentor Berishës, me titull “Solidariteti si Rezistencë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas ceremonisë së organizuar në shënimin e përvjetorit të sivjetmë të grevës së madhe të minatorëve, ka vizituar ekspozitën personale të Mentor Berishës.

Ekspozita me titull “Solidariteti si Rezistencë”, të kuruar nga Alban Beqiraj, u mbajt në hyrje të minierës dhe gjithashtu Muzeun e Kristaleve të Kosovës “Trepça”.