75 Mall Live Search
21:56 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / MSH1

Kurti në Zvicër, Konjufca e Kërçeli në Francë/ Kjo është atmosfera e mërgatës në Annecy

Glauk Konjufca dhe Ilir Kërçeli janë takuar sot me mërgatën shqiptare në Annecy të Francës.

Përmes një postimi në Facebook, Kërçeli ka falënderuar pjesëmarrësit në takim, duke thënë se “mërgata është zemra që rreh për Kosovën”, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, Kërçeli njoftoi takimin e radhës, që do të zhvillohet nesër në Gjenevë.

Paralelisht, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, mbajti takim me mërgatën në Cyrih të Zvicrës.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 28 dhjetor./IndeksOnline/