22:56 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / B O

Kurti nesër pritet në Stamboll nga Erdogan

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet nesër me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Siç shkruan Anadolu, njoftimi është bërë nga drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, ku bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.

Takimi do të mbahet në Stamboll, ndërsa do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës e Turqisë, por edhe hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshme të bashkëpunimit, thuhet në njoftim, shkruan Anadolu.

Në këtë takim, gjithashtu do të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.