75 Mall Live Search
18:39 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Kurti: Nesër tetë muaj kur Kuvendi miratoi rezolutën mbi gjenocidin serb, tash na nevojitet qeveri ta respektojmë!

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe në Reçak, në nder të 21 vjetorit të 45 viktimave që u masakruan nga armiku serb.

Kurti përmes një statusi të bërë në Facebook ka thënë se nesër bëhen tetë muaj prej kur në Kuvendin e Republikës u miratua Rezoluta mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.

“Aty u vendos që 15 janari, pra dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare. Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat”.

Tutje ai ka shtuar se miratimi asokohe u bë me 79 vota PËR. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tash na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato.