75 Mall Live Search
23:45 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / B XH

Kurti nga festa në qendër të Prishtinës: Fitore historike, do t’i përmbushi të gjitha zotimet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë te rruga “Garibaldi” për të festuar fitoren në zgjedhjet e 18 dhjetorit.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, për angazhimin, kontributin që kanë dhënë në fitoren e partisë së tij, duke e quajtur fitore historike.

Kurti tha se “kjo fitore është e të gjithë juve”, ndërsa u zotua se do t’i përmbushë të gjitha zotimet.

“Kësaj radhe ka fituar populli dhe Republika, e bëri të mundur fitoren, vizioni dhe programi ynë. Të gjitha zotimet tona do t’i përmbushim një nga një”.

“Ju keni kuptimi i ekzistencës së pozitave dhe funksioneve tona”, tha Kurti.