75 Mall Live Search
20:13 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / Z S

Kurti nga Franca: Heqja e masave të BE-së kundër Kosovës është vonuar shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njofton për takim me Bruno Fuchs, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Franceze, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris.

Kurti thotë se “diskutimi u përqendrua në hapat konkretë për të çuar përpara Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian, si në BE ashtu edhe në Këshillin e Evropës”. Megjithatë, për këtë të fundit, mbetet kushti i dërgimit në Kushtetuese të draft statutit të Asociacionit.

Tutje Kurti në rrjetin “X”, shkruan: “Në veçanti, theksova se heqja e masave të BE-së kundër Kosovës është vonuar shumë dhe se ka ardhur koha që Kosova të marrë pyetësorin e anëtarësimit dhe të përparojë në statusin e kandidatit. Gjithashtu diskutuam mënyra të prekshme për të forcuar tashmë të fortën…”.