Kurti ngushëllon familjen Veseli, për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.
“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre“, tha kryeministri Kurti.

Kujtojmë që Fazli Veseli vdiq dje në moshën 94-vjeçare.
Ai i varros në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës, në mungesë të djalit të tij, Kadri Veselit i cili po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë./Indeksonline/
