75 Mall Live Search
22:48 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

​Kurti ngushëllon Poloninë pas sulmit të Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar popullin e Polonisë pas sulmit me raketa në një fshat të këtij vend nga Rusia.

“Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë, pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit”, ka shkruar Kurti në Twitter.