Kurti nis fjalimin në Kuvend, Lista Serbe lëshon sallën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ka thënë se dënon ashpër agresionin e ashpër rus ndaj Ukrainës, shkruan IndeksOnline.
Kurti po ashtu, dënoi edhe mosdënimin e luftës dhe mosvënien e sanksioneve ndaj Rusisë nga shteti i Serbisë.
Në fjalim e sipër të Kurtit, Lista serbe, lëshoi sallën e Kuvendit.

“Para një jave ndodhi ajo që pak shumë pak e priste dhe besonte. Një shtet i pavarur dhe i lirë u sulmua nga një shte fqinj pa asnjë shkas dhe provokim. Lajmet e pamjet nga Ukraina i ngjajnë një tragjedia në zhvillim. Askush nuk duhet të rrijë indiferent. Sulmi ndaj Ukrainës është sulm ndaj lirisë dhe demokracisë, është sulm mbi gjithë nesh. Arsyja pse Qeveria jonë, ky parlament dhe secili qytetar i yni solidarizohen me ukrainasit është sepse në luftën e tyre për liri shohim ne vetën tonë.
Neve na u kthehen traumat e luftës dhe na dhëmbin plagët që ende nuk na u kanë shëruar, ne jemi popull paqedashës sepse ne e njohim mirë çmimin e lirisë.
Ne dënojmë edhe mosdënimin e shtetit fqinj, Serbia, dhe mos vënien e sanksioneve. Pozicioni “edhe edhe” duke tentuar të luaj qendrën e dyfishtë, është poziocion edhe me autokracion edhe me demokracinë.
Qartazi dhe vendosur duhet të dënohet agresionin rus nga të gjithë”, tha ai.


Ai me këtë rast bëri thirrje pesë shteteve mosnjohës të njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të mos lejohet përdorimi i preteksteve false për të krijuar konfikte.
“Ajo që po rrezikohet sot është e gjitha arkitektura e sigurisë e krijuar pas dy liftrave botërore për të luajtur paqen në Europë.
Në rrezik është rendi i një bote të qytetëruar. Historia na mëson se viktimat e para të agresionit janë fqinjët e shtetit të dikaturës dhe ne kemi ngritur fqinjin ton agresiv që nuk është penduar për krimet e masakrat.
Ne kemi dënuar ashpër sulmin e ashpër ndaj Ukrainës kemi miratuar sanksione duke ju bashkuar SHBA-së, kemi marrë vendimin të strehojmë 20 gazetarë. Në përputhje me realitetin e ri ne kemi ngritur mobilizimin dhe kemi shtuar kujdesin e së fundi kemi themeluar fondin e Sigurisë. U bëjmë thirrje pesë shteteve Spanjës, Sllovkanisë, Rumanisë, Greqisë dhe Qipros të njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës urgjentisht që të mos lejohet përdorimi i pretekteve false për të nxirur ndarje e konflikte në Europë.”, tha ai./IndeksOnline/