Kurti nis raportimin para deputeteve, Abazi e pengon i vendos letër me mbishkrim “Kush e lëshoi Zajednicën nga rrethimi”

Ka filluar seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur raportimin e tij para deputeteve për takimet e fundit në Bruksel.
Gjatë fjalimit të tij, ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi ka vendosur letra më mbishkrimin, “Kush e lëshoi Zajednicën nga rrethimi”.
Kurti gjithashtu po ndërpritet nga deputetet e opozitës disa herë, ku dëgjohet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca disa herë duke kërkuar që të mbajnë qetësi./IndeksOnline/