Kurti: Një sukses i tillë s’është parë, prej 7 miliardësh bruto produkti është rritur në 12 miliardë
 
				Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas mbledhjes së qeverisë doli edhe në konferencë për media, e ku i hedhi lavdratat e shumta karshi qeverisë së tij. Ai aty u ripërsërit për buxhetin e vitit të ardhshëm prej 4 miliardë eurosh, dhe rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijët e edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik.
Kurti në konferencë vëri në fokus atë se për katër vjet ka pasur rritje të bruto produktit, nga 7 miliardë në 12 miliardë.
“Kur kemi marë detyrën bruto produkti vendor që na kanë lënë paraardhësit ka qenë 7 miliardë. Prej 7 miliardë në 12 miliardë. Rritje prej 71 për qind. 71 për qind e kemi rritur mandatin bruto produktin. Kjo i bie që brenda 4 vjet[ve, brenda 5 vjetëve një familjeje i rritet pasuria prej 71 për qind, e Kosova është shtëpia jonë. E kemi gjetur 7 miliardë vitin e ardhshëm është 12 miliardë. Kësi suksesi nuk ka pasë asnjëherë”, tha Kurti.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                