Kurti njofton në Kuvendin e Kosovës: Janë arrestuar dy të dyshuar për plaçkitjen në Prizren!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar punën që ka bërë ministri e Punëve të Brendshme në luftimin e krimit te korrupsionit.
Pas publikimit të shifrave për aksionet e realizuara në muajt e fundit, Kurti ka dhënë edhe një informacion shtesë për plaçkitjen e ndodhur të hënën në Prizren, shkruan Indeksonline.
Kryeministri ka thënë se sot janë arrestuar dy të dyshuar për plaçkitjen në Prizren, me ç’rast janë plagosur babë e bir.
“Sot janë arrestuar dy të dyshuar për plaçkitjen në Prizren. Tashmë disa lokacione janë duke u bastisur. Të dyshuarit deri vonë kanë qenë të dyshuar edhe për vepra të tjera të plaçkitjes, por që kanë qenë në liri. Tashmë atë janë të arrestuar” ka njoftuar Kurti./Indeksonline/