75 Mall Live Search
23:19 / E Diele, 24 Shtator 2023 / AR

Kurti njofton se po vazhdon operacioni policor në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se po vazhdon operacioni policor në veri.

Ai thekson se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in e EULEX-in.

Tutje, përmes një postimi në “X”, Kurti ka thënë se në operacionin e së dielës Policia ka konfiskuar qindra armë e municione, duke përfshirë pajisje të rënda si mitralozë, granata e të tjera./Indeksonline/