21:18 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Kurti nuk bëri vepër penale kur kundërshtoj demarkacionin”

Lirimi i Albin Kurtit nga masa e paraburgimit po shihet si vendim tejet i vonuar nga Gjykata për krime të rënda, për shkak se nuk ka pas bazë juridike ka vlerësuar avokati i Vetëvendosjes Tomë Gashi.

Ai për Indeksonline ka thënë se nuk ka pasur elemente të veprës penale kur është provuar të kundërshtohet nënshkrimi i demarkacionit dhe Asociacionit nga deputetët e Vetëvendosjes.

“Lirimi i Albin Kurtit ka qenë i pritur edhe pse vendim tepër i vonuar sepse nuk është dashtë fare që të ndodhë kurrfarë procedure penale kundër z.Kurti dhe deputetëve të tjerë të Vetëvendosjes nga se gjitha veprimet që ata i kanë bërë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i kanë bërë në kuadër detyrimeve të tyre kushtetuese dhe roli i vetëm i deputetëve të Kuvendit të Kosovës është që të mbrojnë republikën respektivisht që ti mbrojnë interesat e shtetit, në mënyrën që ata e kanë përzgjedhur ti mbrojnë ato interesa duke parandaluar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e cila do ta bënte Kosovën jo funksionale dhe do të ishte si një rrjet i “merimangës”, duke bllokuar funksionimin e shtetit të ri të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Sipas tij ata po ashtu kanë parandaluar nënshkrimin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me të cilën tashmë të gjithë e dinë se Kosova do të humbte mbi 8500 hektar tokë.

“Sido që të jetë ka qenë një arrestim dhe paraburgim krejtësisht i pa nevojshëm dhe është mirë që Albim Kurti është liruar sot së bashku me deputeten Donika Kadaj Bujupi, kështu që ky vendim i drejtësisë është shumë i vonuar dhe gjithçka ka qenë e pa nevojshme sa i përket masës së paraburgimit dhe ndjekjes penale të Albin Kurtit”, ka thënë Gashi.   /Ineksonline