75 Mall Live Search
12:48 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / OSH

Kurti: Nuk do ta lejojmë mbajtjen e referendumit për ndryshim të Kushtetutës së Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë kundër mbajtjes së një referendumi për ndryshim të Kushtetutës së Serbisë, që po synojnë ta mbajnë serbët më 16 janar në Kosovë.

Kurti gjatë konferencës për medie, theksoi se Qeveria e Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë, pasi ndër të tjera kjo do të ishte edhe shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“E dimë që Serbia synon ta mbajë një referendum në Kosovë, me datë 16 janar, për çështje të saj të brendshme, mirëpo Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë, jo vetëm për shkak që kjo është në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën tonë, por edhe për shkak se konsiderojmë që praktikat e mëhershme që i kanë aplikuar qeveritë e mëparshme, kanë qenë po ashtu shkelje të ligjit dhe Kushtetutës sonë”, tha Kurti gjatë konferencës për medie.