Kurti nuk e merr seriozisht kërcënimin e Haxhi Hotit: Nuk mendoj që është alarmante
Lideri i Lëvzijes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se nuk është një gjë alarmante, kërcënimi i kandidatit për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hotit.
Sipas Kurtit, as ai vetë nuk është John Kennedy por as Haxhi Hoti, Lee Harvey Oswald
“Përbesë janë organet e sigurisë që i vlerësojnë këto gjëra, as unë që nuk jam John Kennedy, as ai person nuk është Oswaldi, prandaj nuk mendoj që është gjë alarmante”, tha Kurti.
Kujtojmë se Haxhi Hoti u arrestua sot nga Policia e Kosovës, për veprën penale, shtytje për vrasje, deri sa i njëjti u dërgua në mbajtje për 48 orë. /IndeksOnline/