75 Mall Live Search
20:53 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / B XH

Kurti: Nuk e quajta gjithë opozitën “hajvan”, ndoshta duhej të zgjidhja fjalë tjetër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mohuar që të gjithë opozitën e kishte quajtur “hajvan” pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se ndoshta do të duhej të përdorte një fjalë tjetër, duke theksuar se deklarata nuk ishte drejtuar ndaj të gjithë opozitës.

“Nuk është e vërtetë, sepse nuk i kam quajtur të gjithë opozitën, por ndoshta është dashur të gjejë ndonjë fjalë tjetër”, tha Kurti.