75 Mall Live Search
10:21 / E Martë, 04 Mars 2025 / S Z

Kurti nuk i përgjigjet urdhrit të Gjykatës për të dhënë dëshminë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i është përgjigjur urdhrit të  Gjykatës Themelore të Prishtinës që të paraqitet në Prokurori ku është ftuar në cilësinë e dëshmitarit lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

Sipas urdhrit të Gjykatës, Kurti është dashur të paraqitet në ora 10:00 në Prokuroi.

Po deri pak minuta pas orës 10:00 ai nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale.