75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / AR

Kurti: Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar deputetët pas ratifikimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC, e cila u nënshkrua mbrëmë në Washington.

Kurti shkruan se nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot.

I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës.

Nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër. Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja.