75 Mall Live Search
21:17 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / Z S

Kurti: Nuk po e votojmë Albulena Haxhiun për mbretëreshë por për kryekuvendare, ta provojmë votimin e fshehtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe mundësisë së kompromisit sa i përket propozimit të një emri tjetër për kryetar të Kuvendit.

“Në bazë të kushtetuesës propozimin e hedhë grupi më i madh parlamentar, fituesi i zgjedhjeve. Propozimi ynë është Albulena Haxhiu dhe jo dikush tjetër. Duhet të përcaktohemi edhe për të gjithë nënkryetarët. Ne nuk po votojmë për Albulena HAxhiun mbretëreshë por për kryetare të Kuvendit”, ka thënë Kurti në Tëvë1, transmeton IndeksOnline.

“Me 1 maj është dashur të bëhen këto takime që po bëhen tani”, ka thënë Kurti tutje.

“Nëse ka dikush që ka dërgu letra për takime, që ka bërë kërkesa për të ulur bashkë, jemi pikërisht na”.

“Le ta provojmë njëherë të vetme votimin e fshehtë. Nëse Albulena Haxhiu nuk i fiton 61 vota ne e sjellim emrin tjetër. Se pari garancion nuk ka, nuk e dijmë, duhet ta bëjmë votimin e hapur. Është detyrë e jona që të gjejmë zgjidhje, ta kërkojmë zgjidhjen në votimin e fshehtë. Është dëm nëse nuk e provojmë votimin e fshehtë”.