Kurti: Numri i të prekurve me Covid19 po rritet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për covid19 në Debat Plus.
Ai ka thënë se masat rigoroze janë të domosdoshme, kjo për shkak që me stinen e Pranverës qëndrimi brenda është më i vështirë, shkruan Indeksonline.
“Unë nuk po e parashikoj me siguri një të tillë, mirëpo është e qartë se po rritet numri i të prekurve, nuk ka të bëj me infektime sot, por më herët. Ka përhapje të virusit covid19 brenda familjeve sepse është tejet i vështirë izolimi kur popullimi është i dendur, dhe banesat janë të vogla. Jemi duke e diskutuar thellë, me shumë seriozitet se si ta bëjmë izolimin e anëtarëve të familjes ku ata janë të infektuar, që individi i infektuar mos ta infektojë gjithë familjen”, ka thkesuar ai.
“Ne jemi këtu që tu shpëtojmë jeten njerëzve. Nuk ka ndonjë qeveri në evropë, që është sulmuar kaq shumë në kohë pandemie. Nuk do të mund t’ja dalim për Covid19 pa masa rigoroze, situate sot në Kosovë është më shumë shkencore se sa demokrafike. Shkelja e Kushtetutes nuk është me pasoja në jetën e qytetarëve ”, ka shtuar tutje ai. /Indeksonline/