Kurti: Opozita ka dështuar në Kosovë, VV e bën më mirë opozitarizmin dhe qeverisjen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se katër anëtarët e bordeve me kartela të Vetëvendojes në ndërrmarje publike nuk janë emërtime politike.
Kurti tha se këto borde janë borde të përkohshme, transmeton IndeksOnline.
“Ata i kanë bërë bordet me konkurse pa konkuru, ndërsa ne kemi bërë borde të përkohshme dhe nuk janë të emëruar politik e as nuk kanë ndonjë pozitë në organizatën tonë”, ka thënë ai.
Kurti në T7 për rastin e vdekjes së Agon Musliut në karantinë ka thënë se nuk dëshiron të flas për këtë temë derisa të përfundojnë hetimet, “ne nuk kemi bërë asnjë shkelje nga ana jonë”.
Kurti shtoi se ai nuk ka dështuar në menaxhimin e karantinës por ka dështuar opozitarizmi në Kosovë.
“Unë besoj që nuk bëhet fjalë për dështim të menaxhimit në karantinë, por për dështim të opozitarizmit në Kosovë. Unë mendoj që VV mund të bëj më mirë opozitarizmin dhe qeverisjen.
Nuk janë as 30 të vdekur dhe numri i të shëruarve është më i madh se i infektuarve, ky është rezultati. Qeveria është e re por shteti është i kapur, unë nuk mund të mënaxhoj për 100 ditë edhe karantinën edhe spitalet”, tha ai.
Ndërsa lidhur numrin e rritjes së të punësuarve, Kurti ka thënë se është rritur formalizimi i numrit të punësuarve që ka bërë të rritet shifra e punësimit./IndeksOnline/