75 Mall Live Search
23:52 / E Premte, 03 Mars 2023 / MSH

Kurti organizon nesër mbledhje komemorative për Nazmi Mikullovcin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër do të organizojë mbledhje komemorative për të nderuar veprën e Nazmi Mikullovcit.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Kjo mbledhje do të organizohet në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës.

Ajo është njoftuar të nisë në ora 16:00.

Kujtojmë që Mikullovci ndërroi jetë sot, në moshën 79 vjeçare.

Varrimi i tij u bë në ora 12:00, në varezat e Prishtinës në Dragodan.