Kurti, Osmani e Redzepi, bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe në familje

Nën patronatin e Misionit të OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, me mbështetjen e Presidentes dhe Kryeministrit, është mbajtur konferenca për dhunën ndaj grave.
Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi ka thënë se janë dakorduar që të përdoren të gjithë mekanizmat për luftimin e fenomenit të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Për këtë, Redzepi ka kërkuar edhe ndihmën e të gjitha institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë./Indeksonline/