75 Mall Live Search
14:13 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / Z S

Kurti pa hapa për qeverinë, Hoxha: Nuk është mungesë numrash, por lëvizje taktike

Kanë kalur disa jave prej kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi dekretin që i jep mandat Albin Kurtit për të formuar Qeverinë e re.

Që nga ajo kohë deri më sot, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje – partia e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – nuk ka ndërmarrë asnjë hap për formimin e institucioneve të reja.

As përgjatë këtyre dy ditëve nuk pritet të ketë ndonjë zhvillim sa i përket krijimit të Qeverisë së re të vendit.

Kjo pasi seanca e Kuvendit të Kosovës nuk do të thirret as për sot, nesër apo pasnesër.

Kryeministri në detyrë, njëherësh i mandatuari tanimë për qeverinë e re- Albin Kurti do të udhëtojë për në Londër.

Sipas analistit politik, Ylli Hoxha moskrijimi eventual i shumicës më shumë mund të konsiderohet veprim i taktik i tij sesa pamundësi të krijimit të numrave.

‘’Albin Kurti i ka të gjitha mundësitë për krijimin e Qeverisë.Ky është rezultati i dytë më i miri në Kosovën e pasluftës. Pra moskrijimi eventual i shumicës më shumë mund të konsiderohet veprim i taktik i tij sesa pamundësi të krijimit të numrave’’, thotë Hoxha për Indeksonline.

Hoxha më tutje për Indeksonline shpreht se nuk sheh ndonjë interesim aq të madh për formimin e Qeverisë përmes një marrveshje koalicioni.

‘’Nga ajo që kemi parë deri sot, nuk shoh pra ndonjë interesim aq të madh për krijimin e Qeverisë permes një marrëveshje koalicioni, rrjedhimisht shoh mundesi me të medha për zgjedhje’’ shprehet më tutje Hoxha për Indeksonline.

Një Qeveri që krijohet për 3-4 muaj me shumice të brishtë nuk besoj që i duhet Kosovës, përfundon Hoxha.

Kuvendi i Kosovës u konstituua me shumë vështirësi, derisa Lista Serbe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të komunitetit serb e çoi edhe një herë në Kushtetuese.

Nëse Kurti nuk arrin t’i sigurojë 61 vota deri më 26 tetor, presidentja Osmani, brenda 10 ditësh, duhet t’i ftojë partitë në konsultim dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare./Indeksonline/