21:51 / E Shtunë, 21 Mars 2020

Kurti: Pagesa e muajit të dytë të socialit, do të iu falet përfituesve

Për shkak të gjendjes së virusit covid-19, përfituesit e skemave sociale në Kosovë do të marrin pagesat 10 ditë më herët, pra të martën.

Më 24 mars qytetarët e Kosovës do të marrin socialin për dy muaj.

Kryeministri Albin Kurti, në një video të shpërndarë në Facebook, ka bërë të ditur se “pagesa e muajit të dytë  nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfituesve”.

“Familjeve që marrin ndihmat sociale të martën do t’ua transferojmë ndihmat sociale 10 ditë para kohe dhe atë për dy muaj në vijim. Me këtë pagesa e muajit të dytë  nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfituesve”, ka thënë ai./IndeksOnline/