23:45 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / MSH

Kurti: Pala serbe po i ikë nënshkrimit, shpejt do e lexoni çka ka e çka s’ka marrëveshja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas përfundimit të takimit në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se pala serbe po i ikë kësaj marrëveshjeje.

“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë, me aneksin e zbatimit, kemi arritur një marrëveshje publike në aneksin që do të drejtojë realizimin.. pala tjetër po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes… Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në uebfaqen e Bashkimit Evropian, përkatësisht EAS-it dhe aty do ta lexoni dhe kuptoni edhe çka ka edhe çka s’ka” tha kryeministri.

Ai tha se Serbia po i ikë nënshkrimit pjesës që do ta bënte marrëveshjen ndërkombëtarisht të obligueshme.

“Ne kemi qenë të gatshëm më 27 shkurt, ishim të gatshëm edhe sonte më 18 mars” tha Kurti.