75 Mall Live Search
15:45 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Kurti para takimit me Mustafën: Mundësitë janë, shpresoj të arrijmë marrëveshjen

Para fillimit të takimit me kryetarin e LDK-së, lideri i VV Albin Kurti tha se ka vullnet dhe mundësi që të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje, por sipas tij nuk varet edhe prej tij.

“Nuk varet nga unë, vullneti ekziston, mundësitë janë dhe shpresoj që tashmë që kanë rifillua bisedimet do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes”, tha Kurti.

Pas pak pritet të vazhdojë takimi mes LDK dhe VV, i cili ka nisur dje.