75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 31 Tetor 2025 / S Z

Kurti para takimit në presidencë: Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje

Lideri i Vetëvendosjes, njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti ka arritur në presidencë, aty ku dhe pritet të fillojë takimi i liderëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani.

Kurti para fillimit të takimit ka thënë se do të përpiqen të gjejnë zgjidhje. Ndërsa ka falënderuar presidenten Osmani për organizimin e këtij takimi.

“Do të përpiqemi që të gjejmë zgjidhje, falendëroj zonjën presidente, për organizimin e këtij takimi”, ka thënë Kurti.

Ndryshe presidentja Osmani pret sot në një takim kryetarët e partive politike, për çështjen e formimit të qeverisë.

Në këtë takim, i cili po mbahet në sallën e kryesisë së kuvendit, do të vendoset nëse do të formohet ekzekutivi i ri apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.

Në takim janë duke marr pjesë krerët e partive politike, VV, PDK, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate si edhe liderët e partive politike minoritare. /Indeksonline/