75 Mall Live Search
11:39 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Kurti paralajmëron protesta edhe më masive se ajo e shtatorit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar protesta të reja në Kosovë nëse presidenti Thaçi nuk ndalet nga ideja për siç ka thënë Kurti prekjen e territorit të Kosovës

Kurti në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se ata nuk do lejojnë asnjëherë që të preket territori i Kosovës dhe të negociohet mbi sovranitetin e vendit.

Ai ka thënë se përkundër që protesta e 29 nëntorit ishte jashtëzakonisht madhështore, ajo nuk do të jetë asgjë krahasuar me ato që do t’i organizojnë ata nëse Thaçi nuk ndalet nga dialogu i dëmshëm me Serbinë.

“Ndonëse protesta e 29 nëntorit ishte madhështore, e fuqishme dhe shumë e madhe, ajo nuk do të jetë asgjë krahasuar me ato që do vijnë nëse ky president nuk ndalet”, ka thënë Kurti.