75 Mall Live Search
11:06 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / A. M.

Kurti paralajmëron zbatimin e mbështetjes së punësimit të personave me nevoja të veçanta, 5 milionë euro!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti,  gjatë mbledhje së sotme të Qeverisë paralajmëroi fillimin e zbatimit te masës 1.6 te Pakos se Ringjalljes Ekonomike.

Kësisoj, i bije që do të aktivizohet mbështetja për punësim për personat me nevoja te veçanta.

“Mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta – 5 mil EUR

Në funksion të arritjes së synimit për një shtet të barabartë për të gjithë, do të mbështesim secilin të punësuar me aftësi të veçanta me 50% të pagës, deri në maksimum 150 euro në muaj. Mbështetja do të bëhet për 6 muajt e parë”. /Indeksonline/

No description available.