Kurti paraqet materialin 30 faqesh që ka marrë nga kryeministri, e kundërshton fuqishëm
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paraqitur një material 30 faqesh që ka shkuar në adresë të tij tre ditë më parë, nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.
Përmes një konference për media, Kurti ka treguar edhe përmbajtjen e këtij raporti duke mos u pajtuar aspak me të.
Sipas tij, materiali i është dërguar në gjuhën angleze, duke pretenduar se kjo qartazi tregon se raporti është paraparë për ambasadorët e Quintit, prandaj ajo nuk është dërguar në Kuvend.
Kurti thotë se në këtë material 30 faqesh qasja është joparimore dhe se fjala reciprocitet nuk figuron askund.

“Para tri dite, në adresën time ka ardhur një material 30 faqesh, nga kryeministri i Kosovës si marrëveshje gjithëpërfshirëse, siç e parasheh ai, mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë material Kryeministri Haradinaj na dërgojë në gjuhën angleze. Qartazi nuk e kishte për neve por për ambasadorët e quintit. Në këtë material 30 faqeshe qasja është joparimore. Fjala reciprocitet nuk figuron askund në këto 30 faqe. Është një qasje e gjuhës së ndërmjetësuesit, nëse do e kisha lexuar pa emrin e shkruesit, do mendoja se këtë letër e ka shkruar ndonjë shtet që nuk e njeh Kosovën, e jo Qeveria e Kosovës. Rreth 50 pika apo paragraf shprehimisht i drejtohen Kosovës dhe vetëm disa sosh i referohen butësisht Serbisë. Në këto pika parashihen një mori trupash e komisionesh të përbashkëta Kosovë-Serbi që në fakt e rilegjitimon praninë e Serbisë në Kosovë. Aty thuhet se do votohet një grup negociator për dialog me Serbinë, kur Serbia tashmë vetëm e ka sjell platformën përfundimtare.
Qeveria e Kosovës me këtë qasje sigurisht që është në një lloj kaosi sui generis.
Në letrën e kryeministrit thuhet se në karshi me Serbinë është njohja reciproke që përmendet në fund. Në fakt njohja duhet të jetë e para. Në fund do kërkohet vetëm ulësja në OKB, e këtë njohje reciproke e kishte vetëm për cover letter për liderët. Askund nuk përmendet njohja e pavarësisë, por njohja e ndërsjellë dhe asgjë brenda nuk ka të bëj me njohjen reciproke”, ka thënë Kurti./Indeksonline/
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paraqitur një material 30 faqesh që ka shkuar në adresë të tij tre ditë më parë, nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Përmes një konference për media, Kurti ka treguar edhe përmbajtjen e këtij raporti duke mos u pajtuar aspak me të.
Sipas tij, materiali i është dërguar në gjuhën angleze, duke pretenduar se kjo qartazi tregon se raporti është paraparë për ambasadorët e quintit, prandaj ajo nuk është dërguar në Kuvend.
Kurti thotë se në këtë material 30 faqëshe qasja është joparimore dhe se fjala reciprocitet nuk figuron askund.
“Para tri dite, në adresën time ka ardhur një material 30 faqëshe, nga kryeministri i Kosovës si marrëveshje gjithëpërfshirëse, siç e parasheh ai, mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë material Kryeministri Haradinaj na dërgojë në gjuhën angleze. Qartazi nuk e kishte për neve por për ambasadorët e quintit. Në këtë material 30 faqeshe qasja është joparimore. Fjala reciprocitet nuk figuron askund në këto 30 faqe. Është një qasje e gjuhës së ndërmjetësuesit, nëse do e kisha lexuar pa emrin e shkruesit, do mendoja se këtë letër e ka shkruar ndonjë shtet që nuk e njeh Kosovën, e jo Qeveria e Kosovës. Rreth 50 pika apo paragraf shprehimisht i drejtohen Kosovës dhe vetëm disa sosh i referohen butësisht Serbisë. Në këto pika parashihen një mori trupash e komisionesh të përbashkëta Kosovë-Serbi që në fakt e rilegjitimon praninë e Serbisë në Kosovë. Aty thuhet se do votohet një grup negociator për dialog me Serbinë, kur Serbia tashmë vetëm e ka sjell platformën përfundimtare.
Qeveria e Kosovës me këtë qasje sigurisht që është në një lloj kaosi sui generis.
Në letrën e kryeministrit thuhet se në karshi me Serbinë është njohja reciproke që përmendet në fund. Në fakt njohja duhet të jetë e para. Në fund do kërkohet vetëm ulësja në OKB, e këtë njohje reciproke e kishte vetëm për cover letter për liderët. Askund nuk përmendet njohja e pavarësisë, por njohja e ndërsjellë dhe asgjë brenda nuk ka të bëj me njohjen reciproke.
Në një kapitull të këtij raporti përmendet edhe formimi i Asociacionit të komunave serbe. Kjo është e papranueshme pasi që është edhe në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Mund të ketë asociacion të komunave të Drenicës apo të Bjeshkëve të Rugovës, por jo të komunave me shumicë serbe. Kjo marrëveshje që e dëshiron Haradinaj me Serbinë, nuk do e marrim njohjen nga Serbia po ajo do e marr Zajednicën brenda Kosovës.
Në këtë rast, edhe Thaçi edhe Haradinaj janë problemi Kosovës. Të dy janë problemi, dhe për Lëvizjen Vetëvendosje ky raport është i papranueshëm dhe nuk do të duhej të dilte jashtë kabinetit të kryeministrit le më t’i dërgohej dikujt”, ka thënë Kurti. /Indeksonline/