15:39 / E Premte, 07 Maj 2021 / A. M.

Kurti paraqet programin qeverisës, tregon zotimet në detaje!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka paraqitur programin qeverisës, para kabinetit të tij.

Ai ka paraqitur zotimet e qeverisjes së tij – 2021-2025

“Vetting në polici, gjyqësi, inteligjencë”

Ai theksoi se nuk do të ketë varfëri ekstreme.

“Gjatë muajit prill kemi punuar për mandatin qeverisës. Programi qeverisë pasqyron qasjen për gjatë qeverisjes. Prioritet dhe përmirësimin e gjendjes e vendit tonë në të gjitha kushtet”,  theksoi ai.

Kurti theksoi se kanë 2 fokusime:

-Menaxhimi i pandemisë

-Lehtësimi i pasojave ekonomike

=Prioritet mbetet sigurimi i vaksinave. Tashmë janë konfirmuar një numër solid i tyre. Do t’i sigurojmë edhe të tjerat. 60% deri në fund të vitit.

=Vitin e ardhshëm do të shuhet Agjencia Kosovare e Privatizimit.

=Prioritet i yni është luftimi i krimit dhe i korrupsionit.

=160 qerdhe për fëmijë anekënd Kosovës”, është shprehur ai.

=Padinë për gjenocidë ndaj Serbisë/Indeksonline/