Kurti pas aktakuzës për rezervat shtetërore: Prokuroria ka bërë shkelje, por jo ministrja Hajdari
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur për skandalin me rezerva shtetërore.
“Çdo gjë që ka thënë ministrja ime, Rozeta Hajdari në konferencën pas ngritjes së aktakuzës është e vërtetë dhe e saktë. Unë nuk mund t’i dyfishoj ministrat e mi, për atë janë minstra që unë të mos jem aty. Normalisht e marrë përgjigjësinë e plotë si kryeministër i Kosovës. Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje, e jo ministrja Rozeta Hajdari. Por, do të sqarohet përgjatë procesit, në të cilën ministrja Hajdari është bashkëpunuese”, tha Kurti mes tjerash

