Kurti pas bisedës me Borrell dhe Stoltenberg: Dialogu është rruga e vetme që të gjendet një zgjidhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka biseduar me me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrellin dhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me zhvillimet në Veri të Kosovës.
Kurti ka thënë se është dakorduar për qetësim të situatës teksa ka shtuar se dialogu është rruga e vetme për të gjetur një zgjidhje.
“Pata një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrellin dhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg. Aty diskutuam për sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë si dhe nevojën për shtensionim të situatës në Veri të Kosovës. Dialogu është rruga e vetme që të gjendet një zgjidhje”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.
In phone conversations today w/ EUHR @JosepBorrellF & #NATO Sec.Gen. @jensstoltenberg we discussed rule of law, peace & security & the need for de-escalation in the North of Kosova. Dialogue is the only way to find just solutions.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2021