Kurti pas drekës me von der Leyen dhe liderët e rajonit: Presim marrjen e statusit të kandidatit dhe pyetësorit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se meqë zgjerimi është kthyer në agjendën e Bashkimit Evropian, Kosova pret marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pyetësorit.
Këtë deklaratë, Kurti e ka dhënë pas pjesëmarrjes në drekën që ka shtruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka publikuar edhe foton e përbashkët.
“Zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Falenderova Presidenten Ursula von der Leyen për ftesën sot dhe mbështetjen e saj për Ballkanin Perëndimor dhe e urova për rizgjedhjen e saj. Kosova është e etur për t’u bashkuar në “garën për në krye” në një proces anëtarësimi të bazuar në merita. Me kthimin e zgjerimit në agjendën e BE-së, ne presim marrjen e statusit të kandidatit dhe pyetësorit, pasi angazhimi ynë ndaj reformave, zhvillimit dhe demokracisë vetëm sa bëhet më i forte”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në platformën “X.