Kurti pas kandidaturës si kryeministër: Shoqëria e kuptuan kush është ndryshimi, ky ndryshim është Lëvizja Vetëvendosje!

Këshilli i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryeministër të liderit, Albin Kurti.
Ai me këtë rast tha se është momenti kur e ardhmja e vendit tonë, varët nga veprimi i secilit prej nesh. Ai ka ftuar qytetarët të votojnë, pa dallim, që të gjithë t’i përgjigjen thirrjes për ndryshim.
“Qytetarët ishin të gatshëm dhe shënuar në histori 6 tetorin 2019, me numër rekord që dolën në zgjedhje. Rezultatin e dimë të gjithë, partneri ynë i koalicionit shkeli shpresën për ndryshim, braktisi luftën e përbashkërt. Theu mirëbesimin dhe shkeli mbi muaj të tërë dhe shkoi sa e tradhëtoi edhe kandidaten e tyre për kryeministër.
LDK-ja e dëshmoi që forca e tërheq me PANhajninë që është më e fortë se çdo gjë.
Sot çdo qytetari i kujtohet nata e 25 marsit, ku duart e zgjatura votuan për rrëzim të Qqeverisë në kulmin e pandemisë.
Nga ne kërkohej të bënim kompromis, por ne jemi VV, s’bëjmë kompromise as për vota.
Më 14 shkurt na u dha një shans i dytë dhe këtë herë s’rrezikojmë më sepse shoqëria e ka parë dhe kuptuar e mësuar kush është ndryshimi e ky ndryshim e ka emrin VV.
E ardhmja ku fëmijët tanë marrin edukimin e tyre, ku investojmë në ekonomi të qëndrueshme, e ardhmja ku bizneset s’i vendosur ryshfeti e as haraçi. Ku bujku punon, sepse shteti i mbron dhe duke hapur dyert e eksportit.
Jeta e secilit është e vlefshme dhe e barabartë njëlloj, ku ndahet mirëqenia sociale. Ku shteti lufton pabarazitë”, tha ndër të tjera Kurti, transmeton Indeksonline.
Ai ndër të tjera tha se miqësia me SHBA-në është e shenjtë, po ashtu edhe me shtetet e tjera. Derisa integrimi drejt BE-së është pjesë e rrugëtimit që ka zgjedhur./Indeksonline