75 Mall Live Search
18:28 / E Hënë, 31 Janar 2022 / LB

Kurti pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Jemi të vendosur që sovraniteti të mbetet i pacenuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti në një konferencë të përbashkët për media ka thënë se është i vendosur që integriteti dhe sovraniteti të mbeten të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt.

Ai ka thënë se është kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim.

Shefi i ekzekutivit thotë se angazhohet për bashkëpunim rajonal dhe se mbështet fuqishëm procesin e Berlinit.

Tutje, në këtë konference, Kurti ka thënë se integrimet europiane dhe euroatlantike nuk kanë alternative.

I pari i ekzekutivit ka falënderuar dy mysafirët për vizitën e tyre në Kosovë dhe kontributin që po japin sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.