20:13 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti pas takimit me Kosnett: Miqtë tanë do t’i mbajmë shumë afër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, kanë pritur sot në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett dhe këshilltaren politike Alison Storsve të cilët shprehën urimet e tyre për këtë detyrë me shumë përgjegjësi.

Me këtë rast, kryeministri Kurti, tha se ishte nder takimi me ambasadorin Kosnett me të cilin edhe u dakorduan që të dy institucionet tona t’i vazhdojnë takimet  dhe ato të përkthehen në punë konkrete për qytetarët e vendit tonë.

“Miqtë tanë do t’i mbajmë shumë afër. Ata janë aleatë të cilët do t’i nderojmë me bashkëpunimin tonë të sinqertë e serioz”, ka thënë kryeministri Kurti në takimin me ambasadorin Kosnett.