75 Mall Live Search
13:54 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Kurti tregon datën e saktë se kur do të mbaheshin zgjedhjet

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar de sot është mbajtur mbledhja e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie Albin Kurti.

Kurti përveç që ka folur për të arritura gjatë kësaj periudhe ka folur edhe për zhvillimet politike, duke theksuar se qeverinë e re që po pretendohet nga Avdullah Hoti nuk e mbështet as PDK-ja e as kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Kreu i VV-së ka propozuar që 14 qershori të shpallet si ditë e zgjedhjeve.